PBC Academy
”PBC Academy” është e akredituar nga Agjencia Kombëtare e Kualifikimit (AKK) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Udhëhiqet nga profesionistë të dëshmuar për ndërmarrësi të suksesshme dhe inovacion, si dhe nga akademik me përvojë mbi 20 vjeçare në Industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe mësimdhënie universitare e punime shkencore ndërkombëtare.
Studentët tanë përveç se do të përfitojnë dije që fitohet në shkollë për zhvillimin e softuerit dhe në laboratorët tanë profesional, ata do të pajisen edhe me certifikatat e moduleve përkatëse në ECVET kredi. Të gjitha ECVET kreditë e fituara në PBC Academy mund të barten tek bartësit e arsimit të lartë dhe me vetëm disa provime shtesë fitojnë titullin Bachelor (BSc.).
Diploma e PBC Academy njihet gjithandej vendeve të Bashkimit Evropian e edhe përtej.
Përveç edukimit PBC Academy ofron edhe inkubimin, nëpërmjet krijimit të “start-up” ndërmarrjeve, edhe përshpejtimin nëpërmjet konsulencës dhe identifikimit të tregjeve ndërkombëtare dhe përkushtohet për plasim të suksesshëm.
Vizioni
Akademi e Revolucionit Digjital
Misioni
Përmes edukimit, inkubimit, përshpejtimit dhe themelimit të ndërmarrjeve të biznesit, PBCA lehtëson inovacionin dhe bërjen e biznesit, dhe kontribuon që ekonomia të bëhet një pjesë e vlefshme e Revolucionit Digjital.
Akreditimi
Vlerat
është standardi i punës sonë.
dhe ngritja e vazhdueshme profesionale e studentëve janë masat e suksesit tonë
është pasioni ynë
i ideve i bazuar në respekt të ndërsjellë dhe debat të hapur, synon të nxisë mendimin kritik, zbulimet dhe përgjegjësinë sociale
karakterizon të gjitha përpjekjet tona për të qenë të suksesshëm dhe lehtë të adaptueshëm për nevojat e tregut në epokën e revolucionit digjital
dhe gjithëpërfshirja e mundësojnë punën ekipore dhe shkëmbimin e ideve për të mirën e Akademisë
janë aseti ynë kryesor. Çmojmë përkushtimin, kreativitetin, angazhimin profesional dhe mësimin e vazhdueshëm tek secili prej tyre
na bën të jemi përherë përgjegjës ndaj studentëve, njëri- tjetrit dhe publikut.
Partneritetet
PBCA me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ofrimit të shërbimeve trajnuese dhe hulumtuese ka krijuar partneritete me shumë institucione dhe është e hapur të krijoj partneritete tjera arsimore në vend dhe jashtë vendit, në veçanti me institucione arsimore të specializuara në fushën e TIK-ut dhe biznesit nga rajoni anglishtfolës dhe/apo gjermanofolës për ngritjen dhe ruajtjen e cilësisë dhe shkëmbimin e përvojave.
Njoftohuni me ligjëruesit
Nis karrierën me ne!































