• Kryefaqja
  • Rreth Nesh
  • Edukimi
    • Shkolla profesionale
    • TÈTÈ
    • Trajnimet të shpejta
  • Blog
  • Na Kontaktoni
RegisterLogin

Login with your site account

Lost your password?

Not a member yet? Register now

Register a new account

Are you a member? Login now

PBC Academy
  • Kryefaqja
  • Rreth Nesh
  • Edukimi
    • Shkolla profesionale
    • TÈTÈ
    • Trajnimet të shpejta
  • Blog
  • Na Kontaktoni

    Blog

    • Home
    • Blog
    • Blog
    • Pse BE dëshiron që të gjithë mbushësit të jenë USB-C?

    Pse BE dëshiron që të gjithë mbushësit të jenë USB-C?

    Nëse Bashkimi Evropian arrin marrëveshje, përdoruesit e iPhone do të detyrohen të përdorin të njëjtët mbushës USB-C që përdorin telefonët Android.

    Por pse Bashkimi Evropian po kërkon të detyrojë prodhuesit të përdorin një standard të përbashkët karikimi USB-C? Për fat jo të mirë përgjigja është shumë më tepër e komplikuar sesa qëndrueshmëria apo reduktimi i mbetjeve elektronike.

    Çfarë është Direktiva e Karikuesve të Përbashkët dhe kur do të hyjë në fuqi?

    Më 7 Qershor 2022 Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje politike të përkohshme për implementimin e nj standard të përbashkët karikimi për shumë pajisje elektronike.

    Direktiva do të zbatohet duke filluar nga Vjeshta e 2024 ndërsa prodhuesit e pajisjeve kanë 24 muaj që të përshtatin harduerët e tyre.

    A aplikohet rregulli i një karikuesi të përbashkët vetëm për smartfonët?

    Direktiva do të aplikohet për çdo pajisje elektronike që ka bateri të rikarikueshme në 15 kategori të ndryshme pajisjesh. Për më tepër direktiva do të kërkojë që të gjithë prodhuesit e pajisjeve mobile nga smartfonët tek tabletët, kamerat dixhitale e madje konsola gaming të implementojnë karikues USB-C.

    Rregulli do të aplikohet edhe për laptopët por prodhuesit e tyre do të kenë afat 40 muaj për zbatimin dhe implementimin e USB-C.

    Pse Bashkimi Evropian po përpiqet të krijojë një standard të përbashkët?

    Afro 11 mijë ton mbetje elektronike i atribuohen karikuesve dhe kabllove sipas një studimi të bërë në 2019-ën nga Bashkimi Evropian lidhur me impaktin mjedisor.

    Direktiva e karikuesve të përbashkët do të reduktojë ndjeshëm mbetjet e plastikës dhe bakrit që përfundojnë nëpër landfille.

    Si do të ndihmojë konsumatorët ligji i ri?

    Direktiva do të detyrojë prodhuesit të specifikojnë performancën e karikuesve në paketim. Ligji do të harmonizojë ndërfaqet dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë duke e bërë më të lehtë për konsumatorët të reduktojnë numrin e karikuesve duke mbajtur një teknologji të përbashkët të karikimit të shpejtë.

    Konsumatorët do të incentivizohen të blejnë një karikues me teknologji të shpejtë. Ligjvënësit Evropianë thonë se qytetarëve do tu kursehen 250 milionë euro çdo vit.

    Pse ka zgjedhur Bashkimi Evropian USB-C si teknologjinë e përbashkët të karikimit?

    Ligjvënësit zgjodhën USB-C mbi konektorin Lightining të Apple për shkak të natyrës së tij të hapur. Ndërfaqja mirëmbahet nga USB Implementer Forum pjesë e të cilët janë mbi 1 mijë brende hardueri e softueri. Është më e lehtë të implementohet një standard i përqafuar nga të gjithë përfshirë edhe Apple.

    Përtej kësaj, teknologjia USB-C ofron një shpejtësi të lartë karikimi. Versioni më i fundit USB PD mund të shtyjë deri në 240-vat tek pajisjet që e njohin këtë protokoll.

    Kështu USB-C mund të karikojë nga një palë kufje wireless deri tek bateri laptopësh gaming. /PCWorld Albanian

    • Share:
    author avatar
    erditi

    Previous post

    Zbulohet “iPhone 14”, super procesor dhe kamera, të gjitha cilësitë e smartfonit unik që do të dalë në shtator
    August 17, 2022

    Next post

    Instagram e pranon dështimin, dorëzohet nga ndryshimet që i bëri
    August 17, 2022

    Trajnimet ideale për ty

    Web Development

    Web Development

    €99.00
    Java Programming

    Java Programming

    €99.00
    Social Media Management

    Social Media Management

    €99.00



      • 038 605 555
      • 048 511 222
      • [email protected]



        Na ndiqni në:

        • Privacy
        • Terms
        • Sitemap
        • Purchase

        Të gjitha të drejtat e rezervuara @ PBC Academy