Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Java.
Përshkrimi
Pjesa e parë – fillon me instalimin e ambientit zhvillues dhe kjo pjesë shërben si hyrje për kompjuterët, Internetin, dhe zhvillimin e aplikacioneve me Java duke shpjeguar klasat, objektet, metodat dhe kontrollat. Poashtu në këtë kapitull do të shpjegohen edhe algoritmet dhe pseudo kodi.
Pjesa e dytë – vazhdon me thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së të dhënave dhe funksioneve nga Java. Vektorët dhe listat e lidhura janë pjesë po ashtu të javës së dytë.
Pjesa e tretë – fokusohet deri në detaje të koncepteve të programimit të orientuar në objekte (POO) si trashëgimia, polimorfizmi dhe ndërfaqet (interfaces), pastaj vazhdon përjashtimet (exceptions) dhe ndërfaqen grafike (GUI).
Pjesa e katërt – do të shpjegohen tema të avancuara si: “strings” karakteret, operacionet me “files”, “threads” dhe paralelizmi dhe në fund edhe operacionet me bazën relacionale të shënimeve.
Gjatë trajnimeve studentëve do t’iu ligjërohet, me shembuj praktik, për:
- Introduction to Computers, Internet and Java
- Introduction to Classes, Objects, Methods and Strings
- Control Statements
- Methods: A Deeper Look
- Arrays and Array Lists.
- Classes and Objects: A Deeper Look
- OOP: Inheritance and Polymorphism
- Interfaces & Exception Handling
- GUI Components
- String builders and Files
- Concurrency
- Accessing Databases with JDBC
Përfitimet
Me përfundimin e kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të zhvilloj një formë të pavarur aplikacione (të bazuara në “command line” me GUI dhe të integruara në shfletues të Internetit – applets), duke shkruar kodin në gjuhen programuese Java dhe integruar edhe libraritë (funksionet) e gatshme të Java-së.
Parakushtet:
Njohje elementare e punës me kompjuter, njohje elementare e gjuhës angleze dhe mosha madhore 16+
Profilet e preferueshme:
Application Developers
Technical Consultant
Web Developer
Course Features
- Lectures 0
- Quizzes 0
- Duration 40 hours
- Skill level All levels
- Language English
- Students 15
- Certificate No
- Assessments Yes




